Kuzeska: Po rriten pagat dhe pensionet

    LSDM-ja tha se mbetet e përkushtuar për përmirësimin e standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve. Bogdanka Kuzeska tha se me Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, rreth 130 mijë punonjësve në sektorin publik do të kenë rritje pagash prej 10 për qind nga shtatori dhe deri në fund të vitit do t’u paguhet edhe pushimi vjetor në shumë prej 10.000 denarë. Kontrata e Përgjithshme Kolektive, e nënshkruar pas 15 vitesh tha Kuzeska, ofron edhe një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pagave në sektorin publik, e cila nuk do të varet më nga vullneti politik i dikujt.

    “Në të njëjtën kohë është arritur marrëveshje me punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Tashmë me pagën e korrikut, 900 persona të punësuar në administratë do të kenë paga me 30 për qind rritje. Këto rritje do të ndikojnë edhe në rritjen e pagës mesatare, e cila tani është mbi 36,00 denarë. Përveç pagave, rriten edhe pensionet. Në shtator, sipas ligjit, do të ketë rritje të re të pensioneve, e cila parashikohet në rreth gjashtë për qind. Me pensionin e shtatorit 330 mijë pensionistë do të kenë të ardhura më të larta mujore”, tha Deklaratë: Bogdanka Kuzeska- zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Me pension paguaj borxhet e djalit” – Bixhozi shkatërron familje në Mal të Zi

    Lajmi i rradhës

    Izet Mexhiti i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët që t’i bashkohet Frontit Opozitar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë