Kyçyk: Takimet mes Shkupit dhe Sofjes, në frymën e zgjidhjes së kontestit

    Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të lidhet për afate se kur pakica bullgare do të futet në Kushtetutë, por zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq thotë se qëndrimi i Shkupit është se ajo duhet bërë para anëtarësimit në BE.

    Sipas tij, hapja e kushtetutës do të mundësonte edhe përfshirjen e pakicave kroate dhe malazeze në preambulë.

    “Nuk e kemi problem t’i përfshimë në Kushtetutën tonë edhe bashkësitë tjera të cilat për momentin nuk janë si ato kroate, malazeze dhe bullgare. Ka vullnet të qartë politik për të. Qëndrimi jonë është se ajo duhet bërë para anëtarësimit tonë në BE. Mbetet që në e periudhën që pason, përmes dialogut dhe bisedimeve me Bullgarinë të gjejmë edhe mënyrën edhe afatin kohorë më të mirë për realizimin e saj”, deklaroi Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Europiane.

    Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk thotë se energjia e re që reflekton Shkupi dhe Sofja jep shpresë për dialog. I pyetur nëse edhe Bullgaria do të njohë pakicën maqedonase, Kyçyk tha se marrëveshja e vitit 2017 është baza për reciprocitet nga e cila duhet gjetur zgjidhja mes dy vendeve.

    “Procesi është i gjatë dhe ka lëvizje për të biseduar mbi këtë temë. Shpresoj shumë në gjetjen e një zgjidhjeje si miq dhe me vlera Evropiane. Duhet angazhuar të gjitha forcat të realizuar atë. Energjia e re reflekton mirë dhe për këtë ka edhe raportues evropian i cili punon në këtë drejtim dhe unë mbështes energjinë qytetare dhe shoqërore që tregohet. Ka dy koncepte konsensusi, njëri në Shkup dhe tjetri në Sofje. Fokusi është në temat e rëndësishme tek “4+1” i cili mundëson kthimin e perspektivës në besim të ndërsjellë dhe na kthen në Marrëveshjen e vitit 2017 e cila jep bazë të mirë për t’i zgjidhur çështjet me dialog”, deklaroi Ilhan Kyçyk, Eurodeputet.

    Ditë më parë tre shoqata maqedonase të cilat funksionojnë në Bullgari zhvilluan takim me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit nuk treguan për çfarë kanë biseduar konkretisht, por nga zyra e presidentit njoftuan se temë diskutimi ka qenë aktivitetit i tyre mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri bullgar, Kiril Petkov ka deklaruar se kërkesa e “OMO Ilinden” për takim me Pendarovskin paraqet provokim ndaj të cilit Bullgaria nuk do të nënshtrohet. Sipas Petkov për pakicën maqedonase në Bullgari nuk duhet diskutuar fare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë hetimet për zjarrin që dogji disa shtëpi në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski paralajmëron uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë