Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut nuk ka kurrfarë lidhshmërie me Greqinë antike

    Marrëveshja e Prespës në përgjithësi tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka kurrfarë lidhshmërie me Greqinë antike dhe këtu biseda mbaron, vendoset pikë, por me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga viti 2017 vendoset presje dhe ndoshta prej atje vjen çështja më e madhe më komplekse, deklaroi eurodeputeti dhe raportues i Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Kyuchyuk, përcjell Nistori.

    “Nëse e shohim se ai është fenomen statik, gjegjësisht kërkojmë datë konkrete që Nyja Gordiane të zgjidhet, atëherë me shumë gjasë nuk do të gjejmë datë, sado që do të mundohemi ta kërkojmë”.

    Ai shton se biseda më e madhe është se si mund të krijohet amtosferë politike pozitive mes të dy palëve, të bazuar në bindje që duhet të shkohet në rrugën drejt Bashkimit Europian bashkë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Majdanoz me limon kundër rrudhave, njollave dhe alergjive

    Lajmi i rradhës

    Bimët nuk lulëzojnë? Ky gabim i zakonshëm i ujitjes mund të jetë arsyeja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë