Labinot Qerimi, i dyshuari për sulmin në M-NAV, arrestohet në pikën kufitare Bllacë

    Labinot Qerimi, i cili është një nga të dyshuarit për ndërhyrje të dhunshme në kontrollin e trafikut ajror (M-NAV), është kapur sot në pikën kufitare Bllacë me Kosovën. Sipas burimeve të Telmës, ai bën pjesë në grupin prej 4 personave që u arratisën pas ngjarjes së 4 janarit. Për të është lëshuar një urdhër arresti. Prokurori publik do t’i dorëzojë gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e paraburgimit për Qerimin, përcjell Nistori.

    Policia është në kërkim të tre të tjerëve. Prokuroria e ka mirëpritur veprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjetjen e këtij personi, por reagon ndaj vendimit të Gjykatës Penale, e cila nuk pranoi kërkesën për masën e arrestit me burg për katër të dyshuarit që janë në dispozicion të organeve të rendit. Nga aty shtojnë se përkundër faktit se gjykata ka deklaruar se palët kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve nga marrja e vendimeve, Ligji për Procedurën Penale nuk e lejon prokurorinë të ankimojë vendimet e marra.

    Këshilli Penal mbrëmë ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorisë dhe ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Penale, e cila vendosi vetëm masa sigurie për katër personat e përfshirë në skandalin e M-NAV që u arrestuan.

    Dhe tani, përveç arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, ka edhe masa shtesë paraprake, përkatësisht konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e tij dhe ndalim për afrim ose vendosjen e kontakteve ose lidhjeve ndërmjet të dyshuarve dhe të sulmuarve të kontrollorit të trafikut ajror, siç është Premptim Berisha.

    Në grupin e të dyshuarve është edhe koordinatori i BDI-së në Çair, Bekim Naziri, i cili edhe një herë mori përkrahje nga kolegu i tij partiak dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi. Në një dalje televizive, Grubi tha se ngjarja nuk ka lidhje me BDI-në, keshtu duke mbrojtur Nezirin dhe ka pohuar se ai nuk ka marrë pjesë në ndonjë incident fizik apo përleshje me asnjë punonjës të M-NAV-së dhe as nuk i ka hapur dyert për të futur brenda bandat nga jashtë. Grubi gjithashtu beson se i gjithë opinioni ka “reaguar në mënyrë histerike” se ngjarja kërcënoi kontrollin e trafikut ajror, krim për të cilin akuzohen të dyshuarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    DOKUMENTET PERSONALE / Kovaçevski mburret me obligimet ligjore të qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Çështja e gjenocidit të Afrikës së Jugut / Izraeli mendon se OKB-ja në tërësi është e njëanshme dhe e kundër shtetit hebre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë