DOKUMENTET PERSONALE / Kovaçevski mburret me obligimet ligjore të qytetarëve

    Pajisja me dokumente të reja personale vazhdon të shkaktojë rrëmujë dhe revoltë te qytetarët.

    Ndërsa këto të fundit akuzojnë institucionet përkatëse për mos organizim të duhur, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë rast nuk duhet vetëm kritikuar por edhe falënderuar të gjithë punonjësit që po japin maksimumin e tyre për përgatitjen e dokumenteve.

    Kovaçevski, gjithashtu tha se po shqyrtohet mundësia e vazhdimit të afatit të pasaportave ndërkohë kujtoi qytetarët se të gjitha dokumentet e tjera për përdorim brenda vendit do të jenë të vlefshme edhe pas 12 shkurtit.

    “E di që të gjithë duan të kritikojnë më shumë, por duhet të falënderojmë edhe ata punonjës që punojnë 24 orë, për fotografimin e qytetarëve, për bërjen e dokumenteve dhe për lëshimin e dokumenteve, që të jenë 1.2 milionë pasaporta nuk është një numër i vogël. Besoj se do të vazhdojë me një ritëm të tillë dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë në mënyrë që nëse është e nevojshme të bëjmë një zgjatje në pjesën e pasaportave, sepse ato u shërbejnë qytetarëve që të mund të udhëtojnë jashtë vendit”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Mbrëmë, VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se Komiteti Ekzekutiv i partisë ka marrë vendim për paraqitjen e iniciativës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e dokumenteve personale.

    Sipas VMRO-s, gjendja e krijuar me dokumentet personale është turp i madh për shtetin.

    Javët e fundit, në Shkup vërehen turma të mëdha të qytetarëve që presin me orë të tëra për t’u fotografuar për dokumente të reja personale dhe njëkohësisht edhe për marrjen e tyre.

    Për të shmangur skena të tilla, presidenti Stevo Pendarovski ditë më parë publikisht paraqiti propozimin për vazhdimin e afatit të dokumenteve personale. Ai propozoi që në vend të muajit shkurt, afati i zëvendësimit të jetë muaji shtator ose tetor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjithçka që duhet të dihet për tokën e ‘uzurpuar’ të spitalit të Tetovës (Video)

    Lajmi i rradhës

    Labinot Qerimi, i dyshuari për sulmin në M-NAV, arrestohet në pikën kufitare Bllacë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë