Lajçak: koha është që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është koha që të bëhet realitet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. 

    Lajçak të hënën mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

    “Me ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz mora pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit. Në 10 vjetorin e tij, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por koha ka ardhur që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

    Lajmi Paraprak

    Shpenzimet mujore mesatare të amerikanëve – Si krahasohen tuajat?

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë do të monitorohen me kamera pikat e grumbullimit të mbeturinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë