Vapa e madhe në vend shton rastet e thirrjeve emergjente

    Thirrjet telefonike nuk pushojnë në qendrën e Ndihmës së shpejtë në Shkup. Ekipet emergjente janë në gjendje gatishmëria për të intervenuar kudo nëpër kryeqytet ku së fundmi më së tepërmi ka pasur raste të kolapseve nga vapa e madhe. Posa morën një thirrje urgjente, urdhri për tu nisur në terren ishte i prerë për ekipet kujdestare. Nga tre turne në ditë, mekët kanë pasur punë të shtuar gjatë kësaj jave.

    Nga Emergjenca potencojnë se 1/3 e kërkesave për ndihmë lidhen me pasojat e temperaturave të larta.

    “Nga Ndihma e shpejtë e kryeqytetit vetëm në 24 orët e fundit autoambulancat kanë bërë 80 intervenime, prej të cilave 3 persona kanë gjetur të shtrirë nëpër rrugë nga temperaturat e larta, të cilët kanë përfunduar në spital.”

    Problemet që po u shkaktohen personelit mjekësor janë që gjatë intervenimeve urgjente në terren disa simptoma të kolapsit nga vapa janë të ngjashme edhe me ato të CoVid-19.

    Numri i thirrjeve në 194-shin është 120 që nënkupton se njerëzit paraqiten edhe për këshillim dhe informacione shtesë për kovidin, vaksinimin por më së shumti për pasojat nga temperaturat e larta. Këto manifestohen me diarre, temperaturë të lartë , të vjella, por kjo nuk përjashton mundësinë që disa prej tyre të jenë eventualisht të sëmurë edhe nga virusi korona”, tha Vesna Nedelkovska, mjeke Udhëheqëse e Ndihmën e Shpejtë.

    Përderisa rekomandimet e autoriteteve janë që gjatë periudhës 6 orësh të dilet vetëm për nevoja të patjetërsueshme, punëtorët e ndërtimtarisë nëpër disa kantiere nuk pushojnë së punuari.

    Inspektorati i Punës gjatë këtyre ditëve që është faza portokalli, ka bërë vetëm vërejtje te punëdhënësit.

    “Megjithëse faza portokalli është pothuajse një javë nga temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shqiptuar asnjë gjobë për mos respektimin e ndalesës së punimeve nga ora 11-17, apo thënë ndryshe situata e këtij inspektorati për të dal në terren është sikur gjendja e kësaj makine në tyre.”

    Nga Sektori për siguri gjatë punës në këtë institucion thonë se gjatë kësaj javë janë kryer 150 kontrolle. Sipas inspektores Dileva ankesa të shumta kanë edhe vetë punëtorët që i detyrojnë të punojnë në vapë.

     Kemi denoncime edhe nga të punësuarit në industrinë prodhuese ku rritet shumë temperatura gjatë proceseve teknologjike edhe atje inspektorët kanë bërë kontrolle në fabrikat ku mund të ketë pasoja nga temperaturat e larta për të parandaluar situata të rrezikimit të punëtorëve. Kontrollojnë nëse punojnë kondicionerët sepse janë kushte të padëshiruara për shëndetin e punëtorëve”, theksoi Gorozdanka Dileva, inspektorati Shtetëror i Punës.

    Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron që kjo valë përvëluese e të nxehtit do të përfundoj natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes ku sipas sinoptikëve pritet freskimi i motit. Aktualisht temperaturat maksimale në gjithë territorit sillen nga 34-43°C, ndërsa rrezatimi UV është në nivelin 9, që nënkupton se ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell mund të shkaktoj komplikime shëndetësore për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për kategoritë e rrezikuara shëndetësore./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASH-ja me kritika për komunën e Tetovës: Vendi i “zhytur” në mbeturina

    Lajmi i rradhës

    Zjarret në Koçan, banorët do të marrin ndihmë financiare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë