Largimi i Zaevit nga politika është çështje muajsh

    Shefi i shtetit, Stevo Pendarovski sonte në ClickPlus ka treguar se disa herë ka biseduar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev rreth shkaqeve për dorëheqjen.

    Sipas tij, motivet dhe shkaqet për dorëheqjen e tij nuk janë vetëm politike, por thellë personale.

    “Unë mendoj se pavarësisht deklaratave të fundit prej mbrëmë se ai do të qëndrojë edhe një periudhë, unë mendoj se largimi i tij nga politika është çështje muajsh”, tha Pendarovski.

    Më tej ka treguar se është pyetur nga Biden për situatën në rajon, dhe ky “ankuar për vakumin që është krijuar dhe që krijon hapësirë për depërtim të fuqive ekstrarajonale”.

    Në pyetjen se çfarë i propozon si zgjidhje, Pendarovski është përgjigjur:

    “Të lëshoni në terren njerëz, siç është propozimi juaj i fundit Kristofer Hill, njerëz që e dinë rajonin dhe më tepër, njerëz që e dinë mentalitetin e popujve të Ballkanit”, tha më tej Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Rusia përfitoi ndërsa Perëndimi flinte

    Lajmi i rradhës

    Kryeministri holandez: Bullgaria nuk mund të bëjë çfarë të dojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë