Largohen shtyllat e korsive për biçikleta në Tetovë | Kasami: Shtegu për biçikleta ka qenë në kundërshtim me ligjin

    Ashtu sic njoftoi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot i ka larguar shtyllat e korsive për biçikleta në Tetovë. Ai poashtu para medias theksoi se sot gjenden aty për të përmirësuar një gabim të ish-kryetares Teuta Arifit, pasi shtegun e biçikletave e ka realizuar në kundërshtim me ligjin njofton Nistori.

    “Nga momenti kur erdhëm në krye të detyrës, kemi një vendim të gjykatës që kërkon që shtegu i biçikletave të eleminohet, të largohet dhe rrugët të kthehen në gjendjen paraprake. Pra për cka ka edhe padi kundër komunës dhe ish-kryetares. Edhe më tutje ne ballafaqohemi me të gjitha problemet me të cilat kryetarja e kaluar e ka lënë komunën e Tetovës, pra kjo kërkon një angazhim shtesë për eleminimin e të gjitha këtyre problemeve.”, deklaron Kasami.

    Në lidhje me revizionin e borxhit të komunës së Tetovës, Kasami shtoi se komuna do ta bëjë revizionin, ndërsa në momentin që revizioni i brendshëm nuk mund ta bëjë këtë punë, Kasami do angazhojë ekspertë të jashtëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dita e Alfabetit, ditë jo-pune për shqiptarët në RMV

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Cili ministër mbetet e cili largohet nga Qeveria është në duart e mandatarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë