Largohet “muri ekologjik” në Tetovë, me vite ishte jo funksional dhe i braktisur

    Muri ekologjik në Tetovë / Fotografia: SDK

    Komuna e Tetovës e ka larguar të ashtuquajturin eko-bilbord ose drurin ekologjik siç e kanë quajtur, që për qëllim kishte të ndihmon në pastrimin e ajrit të ndotur në qytet, raporton SDK.

    Eko-bilbordi ishte vendosur në pranverën e vitit 2017, si një donacion nga Gjermania përmes organizatës ekologjike “Eko svest” dhe me mjete financiare nga disa kompani nga Maqedonia. Pati kushtuar 25 mijë euro.

    “Për shkak pakujdesisë nga qeverisjet e kaluara, eko-druri me vjet qëndroi e tharë dhe tani nuk ka efekt në përmirësimin e ajrit të ndotur, për çka edhe ishte vendosur. Për shkak të kësaj, ishte vendosur të largohet”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

    Përveç pakujdesisë së ndërmarrjeve komunale për të mirëmbajtur këtë dru, edhe qytetarët me vetëdije e kanë dëmtuar, edhe përkundër asaj që “Eko svest” përsëri e kishte ndërtuar. Një dru i tillë ishte vendosur edhe në Shkup, po për arsye të njëjta ishte larguar.

    Ndryshe, Ambasadorja gjermane, Kristina Althauzer, ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe përfaqësues të OJQ-së “Ekovetëdija” më 21 mars të vitit 2017 e promovuan projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve klimatike “City tree”. Bëhet fjalë për bilborde të gjelbra – pastrues të ajrit të cilët do të vendosen para Qendrës për kulturë në Tetovë dhe në qendër të Shkupit.

    Fotografia: SDK
    Lajmi Paraprak

    Paga e Lionel Messit në Inter Miami dhe përfitimet tjera që do t’i marrë për të luajtur në MLS

    Lajmi i rradhës

    Viktimat e ngacmimit nuk i denoncojnë rastet, kanë frikë nga rrethi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë