Lavrov: NATO dhe BE po formojnë një “koalicion” për të na shpallur luftë

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se po formojnë një “koalicikon” dhe po përgatiten të luftojnë me Moskën.

    Duke komentuar aspiratat e Ukrainës dhe Moldavisë për t’u integruar në BE, Lavrov tha se unioni nuk është një bllok politiko-ushtarak, sikurse NATO.

    Por sipas tij, retorika e përdorur në BE po bëhet agresive dhe rusofobe. Këto deklarata, Lavrov i ka bërë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij në Azerbaixhan.

    Ditën e djeshme, Këshilli Europian i dha dritën jeshile Ukrainës dhe Moldavisë për të marrë statusin e vendit kandidat në union.

    Lajmi Paraprak

    Datat e të gjitha ndeshjeve derbi në Serie A për edicionin 2022/23, fillon me Milan – Inter

    Lajmi i rradhës

    Barometri i Ballkanit | Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen, pabarazia e është rritur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë