Lavrov: nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore, do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën (27 nëntor) se ai do të marrë pjesë në një takim të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore dhe se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.

    “Me sa duket, Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do të hapë hapësirën e saj ajrore, nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi atje. Le të shohim”, tha Lavrov në një konferencë në Moskë.

    Ai theksoi se tashmë kishte disa kërkesa për takime, duke përfshirë edhe zyrtarë perëndimorë.

    “Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

    Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalimin e fluturimit për avionin rus që do të lejonte delegacionin rus, duke përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të zbarkonte në Shkup, pasi Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme kishin dhënë më parë miratimi për fluturimin dhe uljen.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania rrezikon të humbasë nivelin e mirëqenies

    Lajmi i rradhës

    SHQIPJA STANDARDE DHE ZBATIMI I RREGULLAVE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë