Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, akuzoi ish-ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, për shpenzimin e parave publike gjatë një vizite në Londër. Ai njoftoi se do të mbajë një seri konferencash për shtyp, ku do të prezantojë sesi Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka jetuar dhe qeverisur në luks të shfrenuar, përcjell Nistori.
“Bisera Antoaneta ka shpenzuar 714 paund për nevoja personale, duke përfshirë 89 paund në dyqanin Gift Galore London për një top futbolli dhe një arush prej pelushi, të dyja të paguara me kartën zyrtare VISA. Mania e saj për të bërë pazar nuk ka përfunduar aty, ajo ka vazhduar edhe në dyqanin e njohur të valixheve Samsonite, ku ka blerë dy valixhe, një të madh për 219 paund dhe një të vogël për 59 paund, të paguara me para nga buxheti. Për të justifikuar pseudonimin “Bisera Antoaneta,” shpenzimet kanë vazhduar. Ajo ka shpenzuar 42 paund në Mark & Spencer për çorape dhe geta, të paguara në para të gatshme nga fondet zyrtare. Në dyqanin GIFT BOX në Londër, ajo ka shpenzuar 146 euro me kartën zyrtare VISA, pa dorëzuar ndonjë faturë, vetëm një shlip nga karta e pagesës. Gjithashtu, janë shpenzuar 158 paund të tjera në Warner Bros. Studio Tour London: Harry Potter për dhurata si dorashka, bluza, çantë për kafshë dhe diadema e humbur e tj”, tha Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ish-ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska: nëse kanë çfarëdo lloj prove për krim, le të nisin procedurë
Në lidhje me akuzën e deputetit të VMRO-DPMNE, ka reaguar ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
“Nëse kanë çfarëdo lloj indicie për krim ose veprimtari kriminale nga ana ime në Ministrinë e Kulturës, i inkurajoj të nisin procedurë para institucioneve kompetente”, shkroi në Facebook ish-ministrja e Kulturës.
“Ja publikova një nga provat që nuk kam përdorur fonde buxhetore as kartë zyrtare për valixhet e blera. Ministri Ljutkov dhe ekipi i tij, i afërt me ish-ministren e tyre të njohur për blerjen e këpucëve, çantave dhe fustaneve të markës, le të merren me kulturën maqedonase në vend që të humbasin kohë duke kërkuar në Google për dyqane nga ku kam blerë për të bërë drama para publikut” shkroi Stojcevska. /Nistori/