Lehtësime për diasporën në Austri gjatë marrjes së pasaportës

    Prej 20 tetorit që kur hyri në funksion stacioni bazë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë, Diaspora jonë në Austri pajiset me dokumente të reja udhëtimi me procedurë të shkurtuar, e cila tani nuk zgjat më shumë se një muaj.

    Siç kumton MPJ-ja, deri më tani 330 shtetas tanë u fotografuan, 200 prej të cilëve tashmë i kanë marrë pasaportat e reja biometrike. Sipas ambasadorit, Nenad Kolev me procedurën e re për lëshim mobil të pasaportave, u zhdukën radhët e gjata të shtetasve tanë të cilët prisnin para Ambasadës.

    “Diaspora në Austri e përshëndeti vendosjen e stacionit bazë për marrjen e të dhënave biometrike të qytetarëve për pasaporta, në hapësirat e Ambasadës në Vjenë dhe e vlerësoi si një hap shumë të mirë. Me këtë, procedura për marrjen e pasaportave të reja, të cilat edhe më tej përpunohen në Shkup, shkurtohet në vetëm një muaj, nga gjashtë muaj sa zgjaste në kushte normale, ose nëntë muaj sa zgjaste në kohën e Koronës. Njëherë thuajse u zhdukën radhët e mëdha të qytetarëve tanë që prisnin para njësisë konsullore të Ambasadës për dokumente udhëtimi”, theksoi Kolev.

    Njëherë edhe diaspora shprehu lëvdata

    “Jam shumë e lumtur që e mora pasaportën për vetëm tri javë!”, “Jam shumë mirënjohës! Për një muaj i morëm pasaportat. Faleminderit nga zemra! Edhe më tej me po kaq sukses dhe me punë kaq të mirë!”.

    “Shkurtimi i procedurës për lëshim të dokumenteve të udhëtimit, ishte një nga kërkesat më të shpeshta të shtetasve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilën e shprehën në të gjitha anketat e realizuara deri më tani. Ministria e Punëve të Jashtme i mori parasysh kërkesat e Diasporës, mbi bazën e të cilave dhe i përgatiti projektet e shumë-numërta të cilat janë në rrjedhë e sipër dhe qëllimi i së cilave është përmirësimi i shërbimeve të përfaqësive diplomatike e konsullore të vendit në botë”, thuhet në kumtesë.

    Lajmi Paraprak

    Diaspora e RMV-së gjatë vitit 2020 ka dërguar 361 milionë euro në vendin tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë