Lehtësohet ardhja e punonjësve të huaj që do të punojnë në korridorin 8&10D

    Ndryshimet e reja ligjore do të lehtësojnë punësimin e punëtorëve të huaj që do të punojnë në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Risi do të jenë detyrimet apo kriteret e reduktuara që duhet të plotësojë një i huaj për t’i dhënë qëndrim të përkohshëm në vend.

    Ndër të tjerash, me ndryshimet e reja ligjore, nuk do të kërkohet më mendim nga Agjencia e Punësimit, pra kandidatët me dokumentacion të paplotë do të refuzohen nga Ministria e Brendshme dhe jo nga Agjencia e Punësimit. Njëherësh, Agjencia e Punës nuk do të japë mendim për miratimin e qëndrimit të përkohshëm për qëllime pune për të huajt që do të punojnë për “Bechtel dhe Enka”, sepse do t’u jepet qëndrimi pavarësisht nga nevojat aktuale të tregut të punës.

    Ndryshimet po bëhen pas mospërputhjeve të konstatuara në procedurën e paraqitjes dhe miratimit të qëndrimit të përkohshëm për punë në vend.

    Në korrik 2021, Parlamenti i i Maqedonisë miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e një partneri strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit. Megjithatë, kompleksiteti dhe vëllimi i dokumentacionit të kërkuar në procedurën e dorëzimit dhe miratimit të lejeve të qëndrimit të përkohshëm për punëtorët e huaj deri më tani ka ngadalësuar të gjithë procedurën.

    Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt përmban zgjidhje normative për harmonizim me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit 8 të infrastrukturës (Pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Projekti i autostradës Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë ) dhe Korridori 10e (Seksioni i autostradës Prilep-Manastir) dhe lehtësimin e kërkesave ligjore lidhur me procedurën për marrjen e qëndrimit të përkohshëm për punë.

    Numri një i Ndërmarrjes Shtetërore të Rrugëve, Koçe Trajanovski, thotë se po angazhohen maksimalisht si ndërmarrje dhe institucione të Republikës së Maqedonisë, që kontraktorit “Bechtel dhe Enka” t’i japim sa më shumë hapësirë ​​pune në trasetë e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-e dhe që ndërtimi të jetë brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Në të tria rrugët janë përshpejtuar procedurat e shpronësimit. Rezultatet e punës së deritanishme janë të dukshme në terren, me fillimin e punës në segmentin Tetovë-Gostivar në rreth 3 kilometra, në pjesën Gostivar-Bukojçan janë duke u zhvilluar në rreth 6 kilometra, ndërsa në segmentin Gostivar-Bukojçan janë duke u punuar në 6 kilometra të seksionit Prilep-Manastir.

    “Në fillim të vitit 2025 presim që të përfundojë ndërtimi i kampeve të kontraktorit dhe për sa i përket terrenit të shpronësuar në të gjitha lokacionet ku ka plan urbanistik, dhe presim që aktivitetet në terren të rriten ndjeshëm. Për sivjet është planifikuar të punohet tërësisht në tërësinë e linjës Tetovë-Gostivar, në gjatësi 17 kilometra, në Gostivar-Bukojçan janë planifikuar përafërsisht 17 kilometra dhe në Prilep-Manastir rreth 25 kilometra”, shton ai.

    Vitin e kaluar janë ndarë edhe 67 milionë euro për “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e dy korridoreve. Përderisa vetëm deri në fillim të muajit korrik, realizuesit amerikano-turk i janë paguar afër 230 milion euro. Me këtë vetëm deri tani janë ndarë 300 milion euro nga 1.3 miliardë euro të planifikuara për këtë rrugë.

    Për autostradat në Korridoret 8 dhe 10D, të cilat po ndërtohen nga “Behtel dhe Enka”, buxheti i Ministrisë së Transporteve ka ndarë 130 milionë euro për vitin 2025. Pra përfundimisht me 2025-ën ndahen edhe 430 milionë euro apo një e treta e parave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

    Problemi kryesor në muajt e kaluar ishte shpronësimi, i cili sipas marrëveshjes së datës 8 mars 2023 duhej të kishte përfunduar paraprakisht. Në 12 muajt e kaluar u shpronësuan 1117 parcela kadastrale , ndërsa vetëm në periudhën korrik- shtator nën menaxhmentin e ri u shpronësuam 2432 parcela. Pritej që shpronësimi të zgjidhet plotësisht deri në fund të vitit me qëllim që “Behtel dhe Enka” të mund të punojnë pa pengesa, thonë nga Ndërmarrja shtetërore e Rrugëve. Traseja nga Gostivari , në fakt apo anashkalon qytetin e Gostivarit, lëviz mbi lumin Vardar, shkon në tri ura të mëdha që shkojnë në të majtë të Strazhës, anashkalon Strazhën, shkon përgjatë malit dhe del në anën tjetër në vendin e Bukojçanit. Nga Bukojçani mbi Kërçovë, kompania e shtetit rrugore është në parapërzgjedhje për zgjedhjen e kontraktorit për autostradën e re, e më tutje nga Kërçovë deri në Ohër, autostrada tashmë është në ndërtim e sipër. Gostivar-Bukojçani është seksioni i dytë nga të katërt në korridorin 8 dhe korridorin 10d, të cilët kanë një gjatësi totale prej 110 km.

    Sipas projektit, pjesa Tetovë-Gostivar është e gjatë mbi 17 km, Gostivar-Bukojçan 30,3 km, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë janë 22 km autostradë, ndërsa Prilep-Manastir janë 40 km aks modern rrugor. Projekti i ndërtimit për seksionet e korridoreve 8 dhe 10-D përfshin shtatë kryqëzime, 34 ura, 34 mbikalime, 24 nënkalime, mbi 21 milionë metër kub gërmime, mbi 10 milionë metër kub argjinatura dheu, 620.000 metër kub beton, 2.2 milionë metra bazë kubike, 1.1 milion ton asfalt, 320 km mbrojtje gardh, thekson “Behtel dhe Enka” në faqen e saj.

    Deri në muajin maj-qershor 2025 pritet të vihen në përdorim rreth 40 kilometra autostradë në shtrirjen nga Vrbjani deri në Ohër. Në tërësi autostrada nga Kërçova deri në Ohër pritet të përfundojë deri në funt të vitit 2026. Ndërsa tërë autostrada moderne Tetovë-Qafë Thanë pritet të përfundojë deri në fillim të 2029-ën. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni ka hapur lëndë ndaj drejtorit të ITShKSh, Skender Asanit

    Lajmi i rradhës

    Mëngjeset për shëndetin e veshkave

    Lajme tjera

    Moti sot në Maqedoni

    Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë