LEN filloi bojkotimin e Kuvendit

    Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim, me mospjesëmarrjen në koordinimin e rregullt të sotëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, fillon bojkotin e punimeve të Kuvendit, tha për AIM koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki-Shaini.

    Sadiki-Shaini theksoi se do të vazhdojnë me masat tjera ligjore për bojkotimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk votohet kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Abdush Demiri.

    “Nëse pika për anëtarin tonë të KShZ-së nuk votohet në seancë plenare, ne do t’i bojkotojmë punimet në Kuvend. Hapi i parë i bojkotit është mospjesëmarrja në koordinim. Për informim, në çdo koordinim me kryetarin e Kuvendit e kam bërë pyetjen për anëtarin tonë në KSHZ, por Talat Xhaferi saboton dhe manipulon çdo herë deputetin e opozitës shqiptare me arsyetime dhe shpjegime”, tha Sadiki- Shaini.

    “Nëse pozita në KShZ mbetet e paplotësuar do të detyrohemi të përdorim masa të tjera, bllokimin e vendvotimeve në Tetovë dhe Çair”, tha deputetja Sadiki-Shaini.

    Lajmi Paraprak

    Kryeqytetet Kulturore Europiane 2024 – Bad Isschl, Austri

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti kritikon Kurtin: po ndërhyni në punët e brendshme të shqiptarëve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë