Ahmeti kritikon Kurtin: po ndërhyni në punët e brendshme të shqiptarëve në RMV

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    Ahmeti tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ndërhyn në punët e brendshme të organizimit politik në Maqedoni të Veriut.

    “Unë e kam thënë dhe e përsëris, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë ka diskutuar shumë hapur në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Edi ka qenë i zëshëm. Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë, një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti.

    “Nuk di që ka regjistruar parti, shumë nga komuniteti ndërkombëtar ka shprehur interesimin. Kjo është demokracia, më kanë vendosur në një situatë goxha të vështirë, pse Kurti nuk ankohet kur Vuçiq bën aktivitet politik në Kosovë, si e shpjegoni, më kanë lënë pa tekst. Nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, kam pasur kontakt me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin”.

    “Unë jam militant në këtë fushë veprimtarie, rrethanat janë ndryshuar, unë kam qenë për bashkim, cila është qasja më realiste, në politikë duhet të jesh realist. Kosova u bë e pavarur, tani ka punë të pranohet në organizata kombëtare, siç është anëtarësuar Shqipëria dhe Maqedonia në NATO. Nuk kërkoj asgjë më shumë se sa standardet që ka vënë Evropa, të hiqen kufijtë, si në vendet e Evropës”, tha Ahmeti. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    LEN filloi bojkotimin e Kuvendit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së propozoi dy drejtorë të rinj në M-NAV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë