LEN: Zgjidhja në Çashkë, në dëm të shqiptarëve

    Lidhja Evropiane për Ndryshim e vlerëson si humbje për shqiptarët zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë.

    Në reagimin e opozitës shqiptare thuhet se në rastin e Çashkës nuk shihet asnjë triumf i shqiptarëve, por vetëm fitore e VMRO-DPMNE-së. Nga LEN thanë se zgjidhja e Talat Xhaferit është si në kohën e “aparteidit”, e arritur nën presion dhe në favor të prindërve, të cilët, të motivuar politikisht, protestuan kundër të drejtave elementare njerëzore të fëmijëve shqiptarë.

    Sipas LEN-it kthimi i kompetencave të arsimit për kryetarin e Komunës së Çashkës është shenja më e madhe e pafuqisë së BDI-së. Prandaj, shtojnë se duhet kujtuar BDI-së se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por janë realitet demografik, historik, ekonomik e politik.Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Deralla: dezinformatat krijojnë polarizim, ndarje dhe tensione ndërmjet njerëzve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Nistori mëson: Arben Taravari, kandidat për president i propozuar nga LEN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë