Nistori mëson: Arben Taravari, kandidat për president i propozuar nga LEN

    PËRDITËSIM

    KOMUNIKATA NGA KABINETI I ARBEN TARAVARIT
    Ftoheni nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ku Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, i Alternativës, z. Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Bekim Qoku. Konferenca për media do të mbahet në sheshin e qytetit të Gostivarit.

    Nistori mëson nga burime të brendshme të Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike se, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të jetë kandidat për president i propozuar nga LEN (Lidhja Europiane për Ndryshim).

    Sipas informacioneve të Nistorit, prezantimi i kandidaturës pritet të bëhet nëpërmjet një konference për shtyp, ditën e shtunë në Aleksandar Palace në Shkup.

    Kujtojmë opinionin se LEN-i më herët i propozoi kryetarit të ASh-së, Arben Taravari që ai të jetë kandidat për president, por ai u shpreh i painteresuar për diçka të tillë. Ndërsa mbrëmë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u shpreh se nëse Taravari nuk e pranon kandidaturën për president, ai është gatshëm të marrë këtë përgjegjësi.

    Edhe sot i pari i Alternativës tha se kandidati për president do të jetë një emër i respektuar dhe LEN-i tashmë do të garojë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LEN: Zgjidhja në Çashkë, në dëm të shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Sa e rrezikshme është të mos e ndërroni kurrë jastëkun tuaj?

    Lajme tjera

    JETA NË MEKË!

    Për Zainab Abdu, vendet më të shenjta në Islam ishin ato që ia kujtojnë edhe kohën e kaluar…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë