Lençe Ristovska jep dorëheqjen nga pozita e prokurores

    Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurores. Sipas versionit të saj, dorëheqjen e jep për shkak të mungesës së parimeve për cka ajo ka bërë deri tani betejën për sundim të ligjit.

    “Funksionin e prokurorit publik gjithmonë e kam perceptuar si një thirrje dhe mundësi për të kontribuar në përmirësimin e sistemit, shoqërisë dhe mbi të gjitha të jetës së qytetarëve. Prandaj, gjatë karrierës sime, një sfidë e veçantë për mua ka qenë puna në raste që ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e vlerave dhe parimeve shoqërore. Meqenëse nuk shoh hapësirë për të punuar në përputhje me ato parime, sot kam dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i prokurorit publik”, ka deklaruar Ristovska.

    Dorëheqja e saj vjen pasi kryeprokurori Nenad Saveski vendosi t’ia marrë lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat i mbronte ajo që nga ngritja e tyre në kohën e Katica Janevs. Lëndët i referohen financimit të partisë politike VMRO-DPMNE./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Propozimi për emërtimin e rrugëve në Tetovë, gati brenda dy muajve

    Lajmi i rradhës

    LSDM ngrit padi penale kundër guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllaveski

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë