Lëvizja Anti Bixhoz: Pendarovski të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo të kazinove

    Lëvizja Antibixhoz ka paralajmëruar protesta nëse propozim Ligji për lojërat e fatit nuk miratohet në kuvend. Lëvizja i bëri thirrje edhe presidentit që ta nënshkruajë dhe t’i shërbejë popullit dhe jo lojërave të fatit, në të kundërtën do të përballet me protesta, raporton Nistori.

    “Do ju apelojmë deputetëve që të jenë shumë të ndërgjegjshëm rreth propozim ligjit që tani do futet në kuvendin e Maqedonisë sidomos për votimin e këtij Ligji, përndryshe, do të përballen me shumë protesta të ashpra nga qytetarët…..Dhjetë mijë punëtorët që punojnë nëpër lojëra të fatit nesër mund të bëhen 100.000 andaj, sa nuk është vonë, të mbyllen gjitha lojërat e fatit që janë afër shkollave të Maqedonisë së Veriut. Presidentit të shtetit ia bëjmë me dije për deklarimin e tij të mëhershëm ku tha se këtë Ligj ka mundësi mos e nënshkruaj, pra t’i thirre mendjes se ky Ligj është në interes shoqëror dhe jo në interes të kazinove, ndërsa kreu i shtetit duhet të mbroj interesin e qytetarëve dhe jo të kazinove”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhoz. 

    I pyetur nga Nistori se ku ka ngelur procedura për organizimin e referendumit kundër kazinove në Tetovë, Emurllai tha se referendumi do të realizohet, por nuk caktoi kohë. Ai tha se është vonu për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe uljes së censusit të referendumit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI VENDOS “SEMAFORË” NË BULEVARDIN “BLLAGOJA TOSKA” (VIDEO)

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë materialet më të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë