Lëvizja Besa fiton komunën e Zhelinës me dallim shumë të ngushtë votash

    Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa ka fituar kundër kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit, me 69 vota diferencë. Blerim Sejdiu ka arritur të marrë 5 170 vota, kurse Fatmir Iziri i BDI-së, ka arritur të marrë në këtë raund të dytë 5.100 vota. Për Blerim Sejdiun ky është mandati i dytë në këtë komunë.

    Komisioni Shtetor i Zgjedhjeve mbrëmë shpalli rezultatet e votimit.

    Këto janë rezultatet:

    Në Tetovë ka fituar Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

    Në Haraçinë ka fituar Ridvan Ibraimi i BDI-së

    Në Dibër është pranë fitores Bekim Pocesta i koalicionit ASH-AA.

    Në Strugë është pranë fitores Ramiz Merko i BDI-së.

    Në Kërçovë është pranë fitores Fatmir Dehari i BDI-së.

    Në Studeniçan ka fituar Azam Sadiku i PDSH-së.

    Në Çair është pranë fitores Visar Ganiu i BDI-së.

    Në Vrapçisht ka fituar Isen Shabani i koalicionit ASH-AA.

    Në Bogovinë ka fituar Besnik Emshiu i BDI-së.

    Në Bërvenicë ka fituar Jovica Ilievski i VMRO-DPMNE-së.

    Në Tearcë ka fituar Nuhi Neziri i BDI-së.

    Në Dollnen ka fituar Urim Ibeski i BDI-së.

    Në Gostivar ka fituar Arben Taravari i koalicionti ASH-AA.

    Në Çashkë ka fituar Goran Stojanovski i LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët humbasin Bërvenicën për 36 vota

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit, për dorëheqjen e Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë