Lëvizja Besa: Heshtja e Kovaçevskit mbron BDI-në

    Lëvizja BESA kërkon që kryeministri Dimitar Kovaçevski të mos “zhduket”, por të shfaqet në opinion dhe të japë llogari për skandalet e përditshme ku dyshohen se janë të përfshirë kompanitë e udhëhequra nga familjarët e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    Në një kumtesë për mediat nga Lëvizja Besa thonë se “heshtja e Kovaçevskit kujton në atë thënien e moçme “Mali digjet, plaka krihet”, ose në këtë rast do të përshtatej “skandalet vlojnë, Kovaçevski krihet”.

    Nga Besa kërkojnë që Kovaçevski të shfaqet dhe t’i japë llogari opinionit nëse hesht sepse e mbron BDI-në? Nëse edhe ai dhe familjarët e tij pasurohen në të njëjtën mënyrë a hesht sepse ndoshta ka dorë edhe ai dhe familja e tij në hidrocentralet e reja që tentojnë të hapin familjarët e Ali Ahmetit?

    Sipas Lëvizjes BESA heshtja e kryeministrit, në opinioni nënkupton se ai është bashkëpunëtor me kryetarin e BDI-së dhe familjarët e tij në të gjitha këto skandale.

    Lajmi Paraprak

    Nuk do të lëshohen certifikata në të cilat do të shkruhet kombësia, kushtetuesja “ngrinë” vendimin

    Lajmi i rradhës

    Geer: BE me mision që do të vlerësojë punën e Këshillit Gjyqësor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë