Lëvizja Besa: Kërkojmë përgjegjësi për skandalin në lidhje me kuponin fiskal rus që po reklamon Qeveria!

    Lëvizja Besa ka reaguar ndaj videos promovuese të qeverisë së RMV, ku shfaqet një kupon fiskal rus në konferencën vjetore “Viti i Mundësive të reja”, duke e cilësuar si skandal, përcjell Nistori.

    “Me këtë kjo qeveri dëshmon haptas se ky vit do të jetë viti i promovimit jo vetëm të kuponave fiskal rus, por edhe i politikës ruse. Në videon promovuese më e keqja është se këtë e kanë miratuar edhe ata të cilët gjatë gjithë kohës trumbetojnë për koalicion Evropian, kurse në anën tjetër si duket nuk mund të çlirohen nga fenomeni rus sigurisht për shkak të lidhjeve dhe bizneseve që kanë struktura të larta të shtetit. Gjatë gjithë kohës Bashkimi Evropian, ka ngritur shqetësim për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, por kjo siç do herë nuk është marrë seriozisht nga qeveria”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

    Besa kërkon nga faktori ndërkombëtar që të kërkojë përgjegjësi prej qeverisë për skandalin në fjalë, pasi Maqedonia e Veriut është deklaruar se do të zbatojë sanksione ndaj Rusisë, por në fakt po ndodh e kundërta. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jo vetëm mjekë, Gjermanisë po i mungojnë dhe mësuesit – Do angazhohen të huaj?

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria nuk e procedoi dosjen për 4 vite në lidhje me rastin “Maya” për larje parash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë