Prokuroria nuk e procedoi dosjen për 4 vite në lidhje me rastin “Maya” për larje parash

    Për dyshimet se kompania ML Gari ka bërë larje parash përmes fabrikës për ambalazhimin e ujit “MAYA” në Dibër, Alsat mëson se Policia Financiare, kur udhëhiqej nga Arafat Muharremi kishte dorëzuar dosjen në Prokurorinë Publike që nga 22 Shkurti 2018. Megjithatë Prokurori publike për krim të organizuar dhe korrupsion, derisa në krye ishte Vilma Ruskovska nuk e ka proceduar dosjen. U deshtë sërish javës kaluar Policia Financiare të ridërgoj dosjen prej 40 faqesh në organin e akuzës për para hetim. Nga Prokuroria thonë se të dhënat e kërkuara në inteligjencën financiare janë të nevojshme për sigurimin e provave që do të ngrinin shkallën e dyshimit dhe do të mundësonin hapjen e një procedure hetimore.

    “Prokurori publik kompetent në sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion që nga formimi i lëndës në nëntor të 2016-ës, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për zbardhjen e rastit. Nuk ka afat ligjor sa i përket kohëzgjatjes së procedurës para hetimore. Për momentin pritet veprimi i Drejtorisë së Policisë Financiare sipas urdhrit të lëshuar. Pas grumbullimit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, do të merret vendim i duhur i prokurorit publik për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, njoftojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    Transaksionet miliona euroshe të dyshimta nga kompanitë off-shore me subjekt maqedonas-kroat ML Gari, fillimisht ranë në radarin e Drejtorisë së Inteligjencës Financiare të MPB-së. Por, indicet për pastrim parash ruse përmes skemës së investimit në fabrikën “MAYA” kanë ecur me hapa breshke në Maqedoni.

    Nga dosja zbulohet se gjatë kësaj periudhe, ML Gari ka arritur të kthej edhe TVSH nga investimi i bërë në MAYA. Thuhet se mbi 1 milion € të taksave DAP ia ktheu investitorit, edhe pse për të kishte para-hetim!

    “Për shkak të drejtës ligjore për mbrojtje të të dhënave të taksapaguesve, nuk mund të japim detaje për personin juridik në fjalë. Përderisa Drejtori e të ardhurave publike nuk ka qenë e njoftuar zyrtarisht për hapat e ndërmarrë para-hetimor ndaj atij subjekti, ka vepruar sipas dispozitave ligjore për ti kryer të gjitha obligimet ndaj subjektit juridik për sa i përket pagesës dhe kthimit të tatimit mbi vlerën e shtuar”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

    Organet kompetente vendore, zvarritjen e procedurës e lidhin me fakti që në këtë rast ka të bëjë me persona fizik dhe juridik të huaj – shtetas kroatë dhe maqedonas me nënshtetësi maqedonase dhe kroate, si dhe persona juridikë të regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Qipro, në pronësi të cilëve është person fizik nga Ukraina. Prokuroria thotë se janë kërkuar të dhëna përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe bashkëpunimit me njësitë e inteligjencës financiare të vendeve të përfshira dhe duhet kohë për të marrë reagime. Në ndërkohë, fabrika “MAYA” vazhdon së funksionuari normalisht.

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Kërkojmë përgjegjësi për skandalin në lidhje me kuponin fiskal rus që po reklamon Qeveria!

    Lajmi i rradhës

    ZVARRITJA E PROJEKTEVE INFRASTRUKTURORE | Azeski: Pse nuk ka përgjegjësi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë