Lëvizja Besa: Ne jemi zëri i popullit, BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohin koalicionet e tyre në pushtetin lokal

    Vizioni ynë politik si Lëvizja Besa gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës. Poashtu, e ardhmja jonë nuk varet nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM.

    Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.

    Lëvizja Besa edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

    Lajmi Paraprak

    Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

    Lajmi i rradhës

    Diskalkulia | Çfarë është çrregullimi specifik i matematikës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë