Ministri i buqësisë Arjanit Hoxha në vigjilje të paradës të LGBTI në Shkup nëpërmjet një postimi në facebook deklaron se “Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen”.
“Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithëkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë. Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen. E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë“.
Përndryshe Lëvizja Besa është në kualicion me LSDM, ndërsa Zaev më herët u deklarua në mbështetje të komunitetit LGBTI. përcjell Nistori.