Lëvizja Besa: Po për Bashkimin Europian, por si shqiptarë e jo si 20 për qindësh

    “Hiqni dorë nga Soravia – jo nga 20 për qindëshi”, “Mos hiqni dorë nga kryeministri shqiptar” “Po për Bashkimin Evropian por si shqiptarë e jo si 20 për qindësh”. Më pankarta të tillë forumi rinor i lëvizjes Besa ka protestuar para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë. Shkas për këtë protestë ishte deklarata e fundit e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit se heqin dorë nga gjithçka, vetëm që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese. Pas protestës disa minutëshe që zgjati para selisë së Bashkimit Demokratik për integrim, Forumi rinor i Lëvizjes BESA, vendosi në pankartat para dyerve të hyrjes së kësaj selie, të cilat më pas u hoqën nga sigurimi i BDI-së.

    “Sot, ne të rinjtë e Lëvizjes BESA, këtu para selisë së BDI-së i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe Artan Grubit: Hiqni dorë nga “Soravia” por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it. Mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve. Mos hiqni dorë nga të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, por hiqni dorë nga veturat luksoze që i regjistroni si dhuratë nga miqtë, si dhe nga keqpërdorimi i veturave zyrtare. Mos hiqni dorë nga drejtësia për rastet e montuara politike dhe nga drejtësia që meriton ta ketë çdo qytetarë në vend, por hiqni dorë nga gjykatat dhe prokuroria. Mos hiqni dorë nga të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë, por hiqni dorë nga tradhtia dhe hajnia”, deklaroi Ramazan Dini. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet e kushtëzuara

    Lajmi i rradhës

    Cilësia e dobët e grurit rrezikon shtrenjtimin e bukës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë