Lëvizja Demokratike: Shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve, duhet t’i mbulojë qeveria

    Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet, thonë nga Lëvizja Demokratike.

    Nga atje thonë se kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave.

    “Lëvizja Demokratike propozon, gjë që është e natyrshme, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti. Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi.

    Për krijimin e kësaj gjendje aspak të volitshme më sa paku fajtor janë qytetarët, pjesa dërmuese e të cilëve janë buzë katastrofës ekonomike e sociale”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

    Lajmi Paraprak

    Shau dhe ofendoi gazetarët, kërcënuesi përfundon në polici (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Pendarovski dhe Kovaçevski u ngutën me reagimet për vizitën e Kurtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë