Lëvizja e re e Mexhitit: Manipulimeve u ka ardhur fundi!

    Lëvizja e Re e Izet Mexhitit ka reaguar lidhur me disa analiza dhe pretendime në opinion mbi gjoja lidhjet e saj me qarqe maqedonase dhe politika antishqiptare. Këto pretendime kjo Lëvizje i ka quajtur “Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevski”.

    “Neveritës është fakti që kalorësit e fundit, mbrojtësit e fundit të Gruevskit deri sa të ikte në Hungari, personat që u bënë inventar në zyrat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe personat që edhe sot punojnë për ta kthyer atë përsëri në Shkup, trillojnë analiza dhe konspiracione të thella për afërsi politike me bllokun maqedonas e për luftëra hibride, me qëllimin e vetëm defokusim dhe mjegullim të opinionit për gjitha mega skandalet dhe keqpërdorimet që për çdo ditë po shpërthejnë nga mediat e pavarura në vend”, thuhet në reagim.

    Sipas Lëvizjes, “Fatkeqësisht për ata e fatmirësisht për qytetarët, këtyre manipulimeve u ka ardhur fundi, votuesi shqiptar ka sens të jashtëzakonshëm të vlerësimit politik”. 

    Lajmi Paraprak

    A shkakton shok në organizëm kur pini ujë të ftohtë

    Lajmi i rradhës

    Punësimet familjare në Gjykatën Administrative nën llupën e Antikorrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë