Lidhja e Sindikatave kërkon dorëheqjen e gjykatësve suprem

    Lidhja e Sindikatave kërkon dorëheqjen e gjykatësve në Supreme, Shpend Devaja, Isamedin Limani dhe Naqe Georgiev, pas vendimit për marrjen e Shtëpinë e Punëtorëve, që aktualisht është në pronësi të LSM-së. Numri një i Sindikatës, Sllobodan Trendafilov tha se nëse deri të premten nuk dorëzojnë dorëheqjet e tyre, nga java e ardhme do të fillojnë procedurë para Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e tyre. Trendafilov sqaron se tre nga 5 gjykatësit, në vendimin e tyre janë thirrur në një ligj të vitit 1998, i cili tashmë nuk është në fuqi, pasi në vitin 2010 është miratuar ligj i ri. Nga Lidhja e Sindikatave thonë se nuk do ta dorëzojnë objektin dhe do të ndërmerren të gjitha masat, duke mos përjashtuar protestat dhe procedurë në Strasburg.

    “Këta tre persona, nga këshilli i pesë gjykatësve, e morën vendimin me bindjen e tyre personale, pa asnjë argument, duke përdorur një ligj që nuk është më në fuqi. Megjithatë ne punonjësit dhe përfaqësuesit e punëtorëve, kush jemi që t’ua tregojmë këtë gjykatësve suprem që më nuk e meritojnë që të jenë gjykatës. Më vjen keq që këta gjykatës supremë nuk e dijnë se nga viti 2010, ka një ligj të ri për shoqata dhe fondacione, në të cilin në nenin 2 theksohet, se përcaktimet e këtij ligji nuk kanë të bëjnë me parti politike, kisha, bashkësi fetare, grupe religjioze, sindikatat, odat dhe shoqata të tjera të përcaktuara me ligje të veçanta”, deklaroi Sllobodan Trendafilov, Kryetar i Sindikatës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protestuesit pamundësojnë mësimin në Çashkë, prindërit apelojnë për zgjidhje të problemit

    Lajmi i rradhës

    Myftinia e Tetovës: policia bashkë me disa persona kanë tentuar të futen me forcë në objektin tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë