Ligji antiduhan | Do të ndalohen reklamat dhe promovimi i duhanit

    Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhani në Maqedoninë e Veriut parashikon ndalim të plotë të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit.

    Këto dispozita ligjore vlejnë për publikimet në media, në internet dhe rrjete sociale, si dhe për ngjarje, lojëra shpërblyese, zbritje dhe dhurata. 

    “Qasja e lehtë dhe ekspozimi i produkteve rrisin numrin e përdoruesve të rinj, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Largimi i ekspozimit konsiderohet një nga masat më efektive për parandalim. Mbrojtja e fëmijëve është prioritet absolut”,-vlerëson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. 

    Përveç ndalimit të shitjes për të miturit, jo vetëm të cigareve klasike, por edhe të të gjitha produkteve të tjera me nikotinë, ligji parashikon edhe: Ndalim të ekspozimit publik të produkteve të duhanit dhe nikotinës në pikat e shitjes; ndalim të shitjes së tyre në objekte hotelerie, sportive, kulturore dhe në ngjarje publike. 

    “Reklamimi ndikon drejtpërdrejt në fillimin e pirjes së duhanit, sidomos tek të rinjtë. Me këto dispozita ligjore parandalohen format e fshehura të promovimit të këtyre produkteve Shëndeti publik ka përparësi ndaj interesit komercial”, theksoi Aliu. 

    Lajmi Paraprak

    Pas Venezuelës, ShBA tani sytë kah Kuba

    Lajmi i rradhës

    Plehrat si problem social, kulturor dhe ekologjik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë