Ligji i shtetit apo ligji i kryeministrit?

    Opozita parashtroi pyetje, ndërsa qeveria u përgjigj. Tragjedia në Koçan morri vëmendje në seancën për pyetje deputetësh në Parlament. Palët i kundërshtuan argumentet e tyre nëse hetimi është i pavarur dhe i paanshëm apo është cak i hakmarrjes politike dhe zbatimit të drejtësisë selektive. Deputetët opozitarë i kërkuan llogari qeverisë për procedurën e deritanishme të hetimit të tragjedisë së tragjedisë në Koçan, e cila la të vdekur 59 persona, ndërsa u lënduar mbi 190, duke nxjerrë në pah lëshime institucionale të qeverisë, ndërsa akuzuan se e njëjta po mbron funksionarët e vet partiak, ndërsa shpall fajtor para kohe ish-funksionarët e qeverisë së kaluar. Deputeti i Frontit Europian pyeti kryeministrin Hristijan Mickoski, se si mundet që qeveria të pretendojë që po ndjek një hetim të pavarur, kur vet ju si kryeministër keni shpallur se dokumentet e klubit janë të falsifikuara para se gjykata të merr një vendim?

    Deputeti Bexheti theksoi se para se prokuroria të jep konstatime për atë se kush në të vërtetë është i dyshuar për këtë rast, qeveria nëpërmjet kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshme publikisht shpalli fajtorët dhe i dha një qasje politike hetimit.

    “Në një shtet ku sundon ligji, roli i qeverisë dhe MBP- është të shërbej , e jo të marr rolin e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, por në këtë rast kemi parë një ndërhyrje, e cila pa pritur konstatimet e ekspertëve ka shpallur fajësinë për persona të caktuar. A keni ju kompetencën ligjore që të përcaktoni fajësinë para se të flet prokuroria dhe gjykata? Në një shtet demokratik është prokuroria ajo që bën hetimet dhe përcakton fajësinë”, theksoi Bexheti. Duke iu përgjigjur pyetjes së Bexhetit, kryeministri Mickoski u deklarua se asnjëherë nuk është shprehur në atë mënyrë që të gjykojë dikë para kohe, ndërsa apeloi që partitë politike të kenë durim dhe të presin të përfundojë hetimi për këtë rast.

    “Unë asnjëherë nuk jam shprehur ashtu që të gjykojë dikë para kohe, edhe pse ne si parti kemi qenë viktima të gjykimit publik. E vërtetë është se publikisht kam thënë se është e mundur të ndikojë në hetim nëse them se ka dokument të falsifikuar për klubin ku ka ndodhur tragjedia dhe e vërtetë është se pasi u kontrollua në arkivin e ministrisë së ekonomisë u konstatua se me atë numër arkivor është një tjetër dokument i certifikuar. Nga viti 2012 kur ka filluar me punë ky klub, me ministrinë e ekonomisë ka udhëhequr kuadër i propozuar nga BDI”, theksoi Mickoski, duke thënë se hetimin po e kryejnë prokurorët Ljupço Koceski, Gavrill Bubevski dhe Islam Abazi të cilët janë zgjedhur nga BDI.

    Pas kësaj, deputeti Blerim Bexheti tha se kryeministri po reteron nga qëndrimet e tij të mëhershme, duke ia përkujtuar deklaratën e tij ku iu drejtohet zyrtarëve të BDI-së se do i kap dhe do i nxjerrë për veshi.

    “Unë nuk e di nëse dikush nga prokuroria ka thënë se për veshi do ti kapim dhe do ti nxjerrim, atëherë merreni edhe rolin e prokurorit, ndërsa ju nën kompetenca të kujt do ti tërhiqni, ua jep ligji këtë mundësi apo si, cili ligj ua jepç këtë mundësi, ligji juaj, atëherë vlen ligji juaj e jo kushtetuta?”, pyeti Bexheti. Deputetët opozitarë me pyetje edhe për ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski. Mile Talevski i LSDM-së theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme luan një rol kyç në sigurinë e qytetarëve, sigurinë e tubimeve publike dhe parandalimin e ngjarjeve të me pasoja të mundshme të mëdha, por sipas Talevskit institucionet e sigurisë në këtë rast kanë dështuar.

    “Ministria e Brendshme nuk ndërmori asnjë masë për të ndalur ngjarjen e asaj nate fatale, ndonëse në klub kishte efektivë policie pak para aksidentit, por në orën 02:00. Ata panë praninë e të miturve, praninë e mjeteve piroteknike, gjetën një ngjarje të palajmëruar, në një klub që ishin të detyruar të dinin se nuk kishte licencë të vlefshme dhe nuk bënë asgjë”, tha Talevski, ndërsa pyeti ministrin e punëve të brendshme Toshkovski se kush do të jep përgjegjësi për këto lëshime institucionale të MPB-së, në ditën e tragjedisë?, si dhe përse deri tani asnjë epror apo inspektorë i MPB-së, SPB Shtip apo NJPB Koçan nuk është arrestuar apo nuk është thirrur në bisedë informative. Toshkovski iu përgjigj se është e turpshme të dëgjojë manipulime të tilla të cilat i cilësoi si tentim për poentim politik. Toshkovski akuzave për drejtësi selektive iu përgjigj me kundër-akuza.

    “A e dini sa padi penale ka bërë MPB në kohën e rastit të spitalit modular në Tetovë – zero, a e dini sa padi penale janë bërë për autobusin e ‘Besa Trans’ në Bullgari – zero, në aksidentin tragjik në Llaskarcë – zero persona të dyshuar. Tani MPB në këtë lëndë ka proceduar dy padi penale, ndërsa janë të dyshuar 34 persona fizik dhe tre persona juridik mes të cilëve ka anëtarë të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe asnjë prej tyre nuk është në këtë procedurë se është apo nuk është anëtarë i partisë, por sepse deri tani, janë siguruar dëshmi për nivelin e dyshimit në bazë të të cilave mund të procedohet kallëzim penal”, theksoi Toshkovski.

    Në seancën për pyetje deputetësh u diskutua edhe arrestimi i truprojës së kryeministrit Angel Saramakov. Talevski nga LSDM kërkoi përgjigje për atë se si është e mundur që një person i tillë të caktohet për truproje të kryeministrit, duke shtuar dilemat se Saramenko ishte pjesëtarë i VMRO-DPMNE-së. Ai më tej kërkoi përgjigje për atë se kush i ka dhënë Saramenkos informacionet që ai ia transmetoi një klani mafioz. “Ky është skandal i dytë për katër muaj, pasi më parë i njejti ka sulmuar një polic i cili po bënte operacion kundër një rrjetit të drogës. Por pyetja legjitime këtu është se kush ia ka dhënë informacionet e besueshme Saramakovit?”, tha Talevski. Ndërsa, Toshkovski në vend se të përgjigjet konkretisht në pyetje, ai tha se ka ardhur koha ku secili që gabon para ligjit të përgjigjet, ndërsa tha se LSDM nuk është mësuar me këtë qasje, sepse ende kujtoni se është koha kur me një telefonatë mbroni njerëzit e partisë suaj.

    Përndryshe, seanca për pyetje deputetësh mbahet për herë të parë pas tragjedisë në Koçan, për shkak se për tri javë Parlamenti ishte i mbyllur. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Si do t’i përgjigjet Maqedonia e Veriut tarifës prej 33% të ShBA-së!

    Lajmi i rradhës

    Hekuri i tepërt shkakton infeksione në lëkurë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë