Besimtarët në RMV, por edhe në të gjithë botën sipas zakonit, në ditët e kaluara të muajit kanë agjëruar dhe janë përmbajtur nga të gjitha sfidat dhe në këtë mënyrë janë përgatitur për ditët e Fitër Bajramit, posaçërisht gëzimin shpirtëror e gjejnë në atë që në njëfarë mënyre kanë mbizotëruar veten dhe kanë dëshmuar që mund të kenë vetëkontroll.
Sipas përkushtimit dhe traditës, Bajrami është festë e vullnetit të mirë dhe e emocioneve pozitive, në të cilat myslimanët, pos kohës së kaluar në rrethin familjar dhe gëzimeve që, siç thonë, nuk zëvendësohet me asgjë tjetër, gëzimin e ndajnë me fqinjët dhe miqtë e tyre, gjë që, është shumë me rëndësi, sepse kështu zhvillohen solidariteti dhe bashkëndjesia.
Festa treditore e myslimanëve shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.
Me përfundimin e muajit të agjërimit, Ramazanit, myslimanët nga e gjithë bota përgatiten për festimin e Fitër Bajramit, “festën e përfundimit të agjërimit”.
Festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet nga autoritetet fetare lokale.
Redaksia e Nistori.com uron të gjithë besimtarët e fesë Islame Bajramin e Fitrit. /Nistori/