LIGJI NË RMV | VENDI YNË NË NIVEL ME MONGOLINË!

    Maqedonia renditet e 67-ta në mesin e 142 vendeve në listën më të fundit globale sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror për Drejtësi, me një rezultat prej 0.53 pikësh, njësoj si në tre vitet e mëparshme. Sipas kriterit kufizues të fuqisë së pushtetit, vendi është në vendin e 97-të me notë 0.47, sipas mungesës së korrupsionit është në vendin e 75-të me një indeks 0.45, sipas transparencës së qeverisë në të vendi i 70-të me rezultat 0.50, dhe sipas të drejtave bazë në pozitën e 56-të me rezultat 0.60.

    Sa i përket kriterit të rendit dhe sigurisë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 43-të me notë 0.80, sipas zbatimit të rregulloreve në pozitën e 94-të me 0.46, sipas drejtësisë civile në vendin e 75-të me indeks 0.52 dhe sipas drejtësisë penale në vendin e 72-të me 0.44 pikë.

    Krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse ka të njëjtin rezultat, vendi është renditur katër vende më poshtë dhe tani është në të njëjtin nivel me Mongolinë, Kazakistanin, Indonezinë dhe Moldavinë.

    Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Kosova janë renditur më mirë se Maqedonia e Veriut në listën e përgjithshme në vendet e 57-ta dhe 58-ta, përkatësisht, me rezultate 0.56, dhe Bosnja dhe Hercegovina është më e dobëta, e cila është e 75-ta me indeks 0.51. Shqipëria dhe Serbia në vendin e 91-të dhe të 93-të me 0,48, si dhe Turqia, e cila është në vendin e 117-të me rezultat 0.41.

    Nga 27 vendet anëtare të BE-së, e vetmja e renditur më poshtë se vendi është Hungaria me një rezultat prej 0.51 në vendin e 73-të, ndërsa nga vendet e tjera të rajonit më e larta në listë është Sllovenia me indeks prej 0.69 në vendin e 27-të, pasuar nga Rumania me 0.63 në vendin e 40-të, Kroacia dhe Greqia me 0.61 secila në vendin e 45 dhe 47 dhe Bullgaria me 0.56 në vendin e 59-të.

    Ndryshe, nga vendet anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Sllovenia kanë rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rënien më të madhe e kanë Greqia dhe Belgjika, e cila është e 16-ta me 0.78 pikë.

    Dy vendet e para në listë janë dy anëtarët e BE-së – Finlanda dhe Danimarka me rezultate përkatësisht 0.84 dhe 0.83, ndjekur nga Norvegjia me një indeks prej 0.83, Suedia dhe Austria me një indeks prej 0.79 secila dhe Gjermania me një indeks prej 0.78. Singapori renditet në vendin e shtatë me 0.77 pikë, e ndjekur nga Japonia (0,76), Estonia (0.75) dhe Holanda (0.74). Venezuela renditet në fund si e 142-ta me 0.27 pikë, e ndjekur nga Kamboxhia me 0.31, Afganistani me 0.32, Haiti dhe DR Kongoja me 0.34 dhe Nikaragua, Egjipti, Mianmari dhe Kameruni të gjitha me 0.35 pikë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

    Lajmi i rradhës

    Simptomat e rënies së sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë