Ligji për armët nuk e pengon përdorimin e tyre

    Festimet për disa qytetarë janë motiv për përdorimin e armëve të zjarrit. Policia do të kryejë kontrolle shtesë gjatë sezonit të dasmave. Ministri, Oliver Spasovski, apelon qytetarët që të përmbahen nga të shtënat.

    “Duhet të punojmë për ndërgjegjësimin e publikut, reformë të mendjes, për të cilën shpesh theksoj se asnjë reformë legjislative nuk do të mjaftojë, nëse nuk reformojmë mendjen dhe kuptojmë se ne dhe familjet tona jemi në rrezik, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të armëve në situata ku nuk duhet t’i përdorim ato”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Të shtënat pa leje me armë zjarri, dënohen nga 200 deri në 500 euro, nëse cenohet rendi publik. E nëse shkaktohen pasoja, parashikohet dënim nga një deri në pesë vjet burg. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, në vend janë regjistruar 1.010 raste të tregtisë së paligjshme të armëve të zjarrit dhe municionit. Kështu u tha në prezantimin e rezultateve të një projekti armësh mes Ministrisë së Brendshme dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP. Në tre vjet, është mbindërtuar regjistri i armëve. Ai tani lejon gjurmimin e armëve legale – nga hyrja në shtet deri te përdoruesi përfundimtar i armës. Me Sistemin e ri Informativ të Policisë, Ministria e Brendshme do të monitorojë në mënyrë elektronike incidentet e mundshme, që lidhen me armët e ligjshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të lirohet çmimi i banesave?!

    Lajmi i rradhës

    Bujqit e Maqedonisë: Po punojmë për tregtarët, si në epokën e skllevërve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë