Ligji për përdorimin e gjuhëve në uniforma – Spasovski thotë se ai është obligim ligjor

    Javën e ardhshme Qeveria mund të diskutojë për dekretin i cili do të mundëson zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në uniformat dhe emblemat e policisë. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se derisa ligji është në fuqi, dispozitat e tij duhet zbatuar. Spasovski nuk ka një përgjigje pse mendimi pozitiv i Sekretariatit për Legjislacion në Qeveri, pret gati dy vite për miratim.

    “Ai është detyrim ligjorë. Neve i përgatisim të gjitha aktet. Pres që ndoshta javën e ardhshme do të gjenden në procedurë qeveritare dhe të përfundojnë. Pas kësaj do të nisin procedurat tjera të cilat duhet përfunduar. Ju garantoj se gjithçka që është kusht ligjorë duhet zbatuar dhe këtu nuk kemi dilema”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Qeveria akoma nuk ka një përgjigje në cilën seancë do të vendoset dekreti për ndryshimin e Rregullores për përdorimin e uniformave të policisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve, neni 8 garanton përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e forcave të rendit në komunat ku të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, përkatësisht gjuhën shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar në vitin 2018, ndërsa përveç në uniformat e policisë nuk gjen zbatim as në uniformat e forcave tjera të rendit, institucionet dhe procedurat administrative. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkaku i tenderit, 50 nxënës në Kërçovë mbeten në shtëpi!

    Lajmi i rradhës

    Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e Vizbegut nisi me probleme të vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë