LIJA E MAJMUNËVE | MSh jep detaje për pacientin e dyshuar nga Kërçova

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të shtruar të dyshuar për linë e majmunëve.

    “Sa i përket pacientit të përmendur në media, sipas informacioneve nga spitali i Kërçovës, bëhet fjalë për një pacient të dyshuar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rezultate të mira laboratorike, i cili është rekomanduar për analiza shtesë”.

    “Deri në këtë moment nuk është dorëzuar asnjë material testues në Institutin e Shëndetit Publik dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Përditësohet aplikacioni “TVSh-ja IME”

    Lajmi i rradhës

    Denari mbetet valutë stabile

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë