Përditësohet aplikacioni “TVSh-ja IME”

    Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se versioni i ri i aplikacionit “TVSh-ja IME” nga sot është i disponueshëm edhe në Google Playstore. Përdoruesit e aplikacionit duhet fillimisht të përditësojnë (update) aplikacionin TVSh-ja IME në playstore, dhe më pas të hyjnë në aplikacion dhe në seksionin “profile”, në dritaren “lloji i skanerit të barkodit”, të zgjidhin “i avancuar”.

    Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu bën me dije se vijon pagesa për përdoruesit që kanë skanuar llogaritë fiskale në tremujorin e dytë të vitit 2022 dhe secili përdorues mund të kontrollojë gjendjen e pagesës nga TVSH-ja IME në profilin personal në profili në www.e-pdd.ujp.gov.mk.

    Lajmi Paraprak

    Opinion: Brejtje e ngadaltë ekonomike e Gjermanisë

    Lajmi i rradhës

    LIJA E MAJMUNËVE | MSh jep detaje për pacientin e dyshuar nga Kërçova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë