Limani: nuk duhet të bëhen harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, pret që propozim-ligji për vetëqeverisje lokalesot të kalojë në Kuvend, me të cilat do të mundësohet që në Komunën e Gostivarit të mos mbahen zgjedhje të parakohshme.

    Ai tha se zgjedhjet lokale duhet të jenë të rregullta, pasi siç theksoi, nuk duhet të bëhen harxhime financiare nga buxheti i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

    “Nuk e di se çfarë do të ndodh, nëse do të kalojë ligji. Por e mirë është për shtetin duke e ditur situatën financiare të shtetit në përgjithësi dhe duke ditur se sa të holla duhen për të organizuar zgjedhje të reja, uroj dhe besoj që ky ligj të kalojë me të vetmin qëllim që të mos bëhen harxhime të panevojshme.

    “Mirëpo edhe nëse nuk kalon ky ligj ne jemi të gatshëm në çdo kohë të shkojmë në zgjedhje”, tha Limani.

    I pyetur nëse do të ketë zgjedhje, a do të jetë ai kandidat, Limani tha se për këtë duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit VLEN.

    Lajmi Paraprak

    Serotonina – Si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale

    Lajmi i rradhës

    CDU/CSU: nuk ka marrëveshje me qeverinë për migrimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë