Valbon Limani kandidat i koalicionit AKI për komunën e Gostivarit, iu kundërpërgjigjë Nevzat Bejtës kandidat për Gostivarin nën logon e VLEN për akuzat për sallën e Këshillit Komunal. Limani në TV21, tha se projekti është rreth 530 mijë euro, por do të bëhet rinovimi i gjithë katit përdhesë, përcjell Nistori.
Limani theksoi se në zgjedhjet e 19 tetorit censusi nuk u arrit për 21 vota. Limani mes tjerash theksoi se në zgjedhjet e përsëritura më 11 janar nuk do të ketë ndryshim të rezultatit.
“Censusi nuk u arrit për 21 vota, atë ditë qytetarët e dhanë verdiktin e vet se kush duhet të udhëheq me Komunën e Gostivarit, mirëpo për 21 vota i gjithë Gostivari duhet të shkojë në zgjedhje të përsëritura. Unë mendoj se ata votues të cilët e kanë votuar këtë opsion më 19 tetor, jam i bindur se nuk do të ketë ndryshim. E vetmja gjë e cila mbetet të shihet se si do të shkoj është numri i votuesve të cilët do të dalin në këtë raund të përsëritur”, tha ndër të tjera Limani. /Nistori/






