Liqeni i Dibrës pa koncesioner, as për peshkimin tregtar, as për atë sportiv

    Liqeni i Dibrës prej gati dy vitesh është pa koncesioner, si për peshkimin tregtar ashtu edhe për atë sportiv. Për momentin me të nuk menaxhon askush, ndaj peshkatarët janë të shqetësuar për gjendjen e tij. Thonë se ka gjithnjë e më pak peshk ndërsa ka shumë hajdutë peshqish. Ata thonë se sasia e peshkut është ulur për 90%.

    Klubi i peshkimit sportiv Trofta thotë se duan të menaxhojnë liqenin. Më 20 janar, Ministria e Bujqësisë publikoi shpallje për dhënien me koncesion të liqenit për peshkim sportiv dhe rekreativ.

    Në liqenin e Dibrës 10-15 vjet më parë kishte shumë më tepër peshq. Në dekadën e fundit ka pasur raste të kapjes së shumë hajdutëve të peshkut dhe konfiskimit të një numri të madh rrjetash peshkimi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Balona kineze errësoi qiejt diplomatikë

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë