Liqeni i Dibrës, pozita e të cilit i plotëson kushtet për mbajtjen e garave në kajak dhe peshkim

    Komuna e Dibrës ka shumë bukuri natyrore. Mes tyre është edhe Liqeni i Dibrës i cili është Liqe artificial por me bukuri të mëdha. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Dibrës dhe rajonit më të gjerë, liqeni në fjalë sipas ekspertëve plotëson të gjithë kushtet për mbajtjen të garave të ndryshme në kajak, por edhe në gara në peshkim.

    Viteve të fundit pikërisht në këtë liqe lulëzon peshkimi sportiv. Këtu sidomos gjatë vikendeve mund t’i gjesh jo vetëm peshkatarët nga Dibra dhe rajoni, por edhe nga viset kufitare të Shqipërisë por edhe nga Kosova. Shoqatat e peshkatarëve sportiv duke marr parasysh interesin e madh për peshkim sportiv, tanimë disa vite organizon edhe gara në peshkim. Këto ditë Liqeni i Dibrës ka grumbulluar më se 15 ekipe të peshkatarëve sportiv me afro 100 peshkatar, pjesëmarrës në garën e peshkimit sportiv “Krap- kup Dibra 2023”.

    Kryetari i shoqatës “Trofta”, Beli Aliti informon se interesi për të marr pjesë në këto gara është shumë i madh jo vetëm nga qytetet e vendit por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. “Të gjithë pjesëmarrësit janë peshkatar sportiv me përvojë, dhe presim që brenda katër ditëve garat të kenë sukses. Liqeni i Dibrës është i njohur për peshkun e krapit ashtu që pjesëmarrësit garues pritet të gjuajnë këtë peshk në sasi të mëdha”, thotë koordinatori kryesor i këtij eventi sportiv, Beli Aliti. Kur jemi tek peshkimi sportiv ky liqe tërheq shumë turistë. Prandaj edhe pushteti vendor i Dibrës vlerëson se turizmi liqenor ka një perspektiv të madhe në komunë.

    Por, liqeni i Dibrës tanimë është i njohur edhe në mbajtjen e garave shtetërore por edhe kombëtare në kajak. Pikërisht në këtë liqe janë mbajtur gara të ndryshme, por Liqenin e Dibrës e shfrytëzojnë edhe për trajnime anëtarët e reprezentacionit të vendit, Bullgarë dhe shteteve të tjera. Dibra ka patur dhe vazhdon të ketë kajakasit të suksesshëm. Prandaj jo rastësisht kryetari i Federatës së kajakut është dibrani, Drilon Lleshi. Ai edhe për këtë vit ka paralajmëruar gara të ndryshme në kajak. Siç thotë ai, kushtet që ofrojnë ujërat e Liqenit janë të mira dhe ata joshin shumë klube të këtij sporti që pikërisht në Dibër të mbahen garat kombëtare dhe ndërkombëtare në vendin tonë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A e nxit stresi sëmundjen e diabetit? Çfarë duhet të bëni kujdes

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Supreme e Francës hedh poshtë apelin për kostumin abaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë