Lirimi i Mijallkovit, Mariçiq: Ky vendim e ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit

    Ministri i drejtësisë në vend, Bojan Mariçiq ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit për vendimin për lirimin nga paraburgimi të Sasho Mijallkov. Sipas tij një vendim i këtillë ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.

    “Vendimi i Gjykatës Penale në Shkup që të liroj nga paraburgimi Sasho Mijallkovin, e ulë edhe ashtu besimin e brishtë të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Përkujtoj se Mijalkov ishte person me rrezik real për arratisje dhe shkak për ngjarje që shqetësoi gjithë opinionin. Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti të cilët e miratuan këtë vendim dhe në cilën mënyrë do të marrin përgjegjësinë në rast se ndodh sërish rreziku për arratisje. Gjykata edhe pse është e pavarur, është e obliguar që publikisht të sqaroj vendimet e saja që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësor”, thuhet në reagimin e Mariçiqit.

    Lajmi Paraprak

    Publikohen të dhënat e 637 mijë shqiptarëve ku tregon se kush merr rrogën më të lartë, Prokuroria nis verifikimet

    Lajmi i rradhës

    “Paga minimale duhet të rritet bashkë me rritjen e ekonomisë, dhe jo me vendim politik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë