Lirohet Abdylfeta Alimi: Liria është e shtrenjtë, vështirë të besosh në drejtësinë e këtij vendi

    Sot pas 6-të vitesh u lirua nga burgu Abdylfeta Alimi, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2016. Alimi u prit para burgut nga familjarët dhe ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai tha se liria është e shtrenjtë dhe shprehi keqardhje për shokët që vuajnë burg padrejtësisht, shkruan Nistori.

    “Me shëndet jam mirë, falënderoj familjen, bashkëfshatarët, gjithë shqiptarët anë e mban e sidomos mikun tim Ziadin Sela, që më ka ndejt mbrapa në çdo sekondë. Ju falënderoj juve mediave, portaleve që më keni përmbajte gjithë këto vite. Por liria është e shtrenjtë, kam kaluar shumë kohë këtu, kam lënë disa shokë që vuajnë padrejtësisht, e dhashë Zoti edhe ata një ditë do të dalin kështu si unë. Vitet këtu nuk ishin të lehta, por me ndihmën e Zotit i kaluam, me shëndet mirë kemi qenë, mos e s’provovtë Zoti askënd, sidomos ata që janë pa faj..Trajtimi ka qenë si në burg. Vështirë është me besu në drejtësi, por tash ka filluar ka e mbara. Ju kërkoj falje, por tani të shkoj të çmallem me familjen, bashkëfshatarët dhe mikun tim Ziadin Sela”, tha Alimi.

    Ziadin Sela u shpreh se është i lumtur për lirimin e Fetait dhe njëkohësisht krenarë me vendosmërinë e tij.

    “Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihem ashtu siç do të ndieshte një familjar i Fetait, ashtu siç do të ndieshte një njeri që i ka borxh jetën tjetrit. Ndjehem i lirë po aq sa Fetai, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, por i robëruar bashkë me Fetain. Unë sot e quaj një nga ditët normale të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem çlirim dhe rehati, por ndjehem edhe krenarë me pamposhtësinë dhe vendosmërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë. E di se janë munduar që ta thyejnë, që t’i nxjerrin veshin a këmbën, dhe gjëra të tjera, e di që janë munduar që ta joshin, por ky ka zgjedhur atë që e ka traditë shqiptari, nderin dhe respektin. Ta nderoj veten dhe familjen e tij. Unë jam pjesë e familjes së tij, më ka nderuar dhe mua”, tha Sela.

    Sela tha lirimi i Fetait është simbolika e vendosjes së drejtësisë dhe ndaljes së një padrejtësie. Ai tha se do të punojë orë e çast në mënyrë që sa më pak të ketë njerëz pa faj në burgje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Torres: ShBA duhet të jetë me Kosovën, pse po hesht sekretari Blinken për provokimet e Serbisë?

    Lajmi i rradhës

    Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë