Torres: ShBA duhet të jetë me Kosovën, pse po hesht sekretari Blinken për provokimet e Serbisë?

    Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

    Torres në një postim në Twitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

    “25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

    Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

    SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres.

    Ndryshe, situata në veri të Kosovës edhe të hënën ishte e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

    KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjestarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. 

    Lajmi Paraprak

    E ardhmja e AI-së është e frikshme, duhet ta tejkalojmë këtë kërcënim ndaj qytetërimit

    Lajmi i rradhës

    Lirohet Abdylfeta Alimi: Liria është e shtrenjtë, vështirë të besosh në drejtësinë e këtij vendi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë