Lista e zezë amerikane | Porosia e Aggelerit nuk prek në ndërgjegjen e Prokurorisë Publike

    Prokurorisë Publike u mjaftoi kontrolli i jashtëzakonshëm në lëndët kundër kreut të Strugës, Ramiz Merko, veprime këto që organi i akuzës i ndërmori vetëm pas vendosjes së Merkos në listën e zezë amerikane. Por duket që deklarata e ambasadores amerikane Angela Price Aggeler dhënë ditë më parë kur tha se institucionet duhet veprojnë dhe se SHBA-të nuk mund të arrestojnë në vend të tyre, nuk ka prekur në ndërgjegjen e Prokurorisë Publike dhe prokurorisë me të cilën udhëheq Islam Abazi. Nga ky organ thonë se pas publikimit të listë së zezë janë ndërmarr hapa konkret, por që rezultat nuk ka akoma.

    “Menjëherë pas publikimit të informacioneve se personi në fjalë është vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, u bë kontroll i jashtëzakonshëm i procedimeve të prokurorive publike. Në raportin e kontrollit të jashtëzakonshëm janë dhënë rekomandime për prokurorët publik për dimenzionimin plotësues të procedurave. Prokurori Publik ndërmori hapa plotësues për përforcimin e rezistencës së prokurorisë dhe përditësimin e procedimit si organ i akuzës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

    Ditë më parë Prokuroria e krimit të organizuar njoftoi se ngrinë bashkëpunimin me Komisionin për parandalimin e korrupsionit. Arsye për këtë është hetimi që organi i akuzës bën kundër biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” dhe pretendimet e tyre se Anti-korrupsioni me shpalosjen e informacioneve ka cenuar sekretin hetimore.

    Në rastin “Transmet” pasuria që Koçan kishte ofruar si garanci për paraburgimin në fakt ishte e ngrirë. Për këtë arsye ndaj dy prokurorëve të rastit Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski ishin ngritur kallëzime penale, por denoncimet ndaj tyre u hodhën poshtë si të pabaza. Dy ditë më parë listës së zezë amerikane ju bashkua edhe biznesmeni tjetër i komprometuar, Jordan Orce Kamçev ndërsa paraprakisht në këtë listë u fut edhe kompania “Sajtroks” me adresë në Maqedoni të Veriut, mbi akuzat e Departamentit të Tregtisë se ka zhvilluar dhe keqpërdorur programin për spiunazh të njohur si “Predator”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Katastrofë, shpirti jonë e di si mbijetojmë” / Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

    Lajmi i rradhës

    Po shkatërrohet Mali Sharr / Eko Svest: Të ndalohet me ndërtimin e hidrocentraleve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë