Po shkatërrohet Mali Sharr / Eko Svest: Të ndalohet me ndërtimin e hidrocentraleve

    Institucionet nuk e respektojnë premtimin që të ndalohet me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura, me çka i shkaktohet dëm natyrës dhe shëndetit të njerëzve dhe për atë dikush duhet të mbajë përgjegjësi, reagojnë nga Qendra për Hulumtime dhe Informim për Mjedisin Jetësor “Eko Svest”, njofton Meta.mk.

    Reagimi vijon pas informatave nga drejtoria e Parkut Nacional “Mali Sharr” se javën e ardhshme janë ndaluar të punësuar në firma private të cilët kanë kryer matje të terrenit, për shkak të vazhdimit të ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në lumin “Shkumbin”.

    “Programi i Qeverisë qartë dhe pa mëdyshje parashikon ndalim për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura dhe parqeve nacionale. Ky premtim disa herë është shkelur, ndërkaq shembulli më i ri është në Parkun nacional Mali Sharr. Strategjia për zhvillimin e energjetikës qartë tregon se hidrocentralet e vogla nuk duhet të ndërtohen në zonat e mbrojtura”, thonë nga “Eko svest”.

    Komuniteti energjetik ka hapur rast kundër shtetit tonë për shkeljen e marrëveshjes për kyçjen në Komunitetin Energjetik të BE-së për shkak të moszbatimit të obligimit ligjor për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor.

    Si rezultat i rastit të hapur para Këshillit të Evropës kundër Maqedoninë e Veriut për shkeljen eventuale të Konventës së Bernit, janë miratuar rekomandimet të cilat kërkojnë nga shteti ynë që t’i shfuqizojë koncesionet për hidrocentrale të vogla në zonat e mbrojtura dhe të mos lejojë ndërtimin e projekteve të këtilla në të ardhmen. Në vitin 2022 theksi është vendosur në hidrocentralet në Parkun Nacional Mavrovë, ku është kërkuar shfuqizimi i koncesioneve të Zhirovnicës 5 dhe 6 dhe Ribniçkë.

    “Përpara vetëm dy ditëve ishim dëshmitarë të shkeljes së re me vazhdimin e koncesioneve për hidrocentralet në Parkun Nacional Mali Sharr. Dukshëm se premtimi për ndalim të hidrocentraleve të vogla dhe obligimi për heqjen dorë prej tyre nuk respektohet nga institucionet tona. Me veprimet e këtilla i shkaktohet dëm natyrës dhe shëndetit të njerëzve, ndërkaq për atë patjetër duhet të bartë përgjegjësi”, thotë Na Çoloviq Leshoska nga “Eko svest”.

    Ata parandalojnë se mosrespektimi i obligimeve nacionale dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga ana e institucioneve tona ka sjellë në shkatërrim të pakthyeshëm të natyrës dhe pasurive ujore. Sipas tyre, zhvillimi ekonomik mund të shkojë bashkë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, pa u përjashtuar njëra me tjetrën, por ndërtimi i hidrocentraleve në zonat më të mbrojtura dhe më të vlefshme natyrore është e papranueshme dhe e pabazuar pasi që ato projekte nuk sjellin përfitime, por vetëm dëm të pakthyeshëm ekonomik dhe ekologjik për tërë shoqërinë.

    Për ngjarjet e fundit reaguan edhe nga Drejtoria e Parkut Nacional nga ku thonë se Ministria e Mjedisit Jetësor në mars të këtij viti e ka vazhduar afatin e dy kompanive për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla të lumit Shkumbin, përpara se të miratohet plani për menaxhimin e parkut dhe pa kërkuar mendim nga drejtoria. Prej atje apelojnë që institucionet të mos vazhdojnë me ndërtimin e objekteve energjetike, por të gjendet mënyrë të ndalohen.

    “Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla të planifikuara Shkumbini 84 dhe 85 në Luginën e Leshokut nuk është e mirëseardhur. Kjo është zemra e Malin Sharr, vendi më i vizituar i masivit të Malit Sharr për shkak të vlerës biologjike dhe rajonale. Në interes të mirëqenies së njerëzve dhe natyrës presim që të gjende tzgjidhje për shfuqizimin e marrëveshjeve për këto objekte, ndërkaq të gjitha procedurat tjera menjëherë të ndalohen”, thonë nga NP “Mali Sharr”.

    Lajmi Paraprak

    Lista e zezë amerikane | Porosia e Aggelerit nuk prek në ndërgjegjen e Prokurorisë Publike

    Lajmi i rradhës

    Faktorët që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e bimëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë