Llabunisht, protestë kundër gurthyesit: Nuk i duam ata që i bëjnë keq fshatit

    Banorët e fshatit Labënishtë kërkuan mbylljen e menjëhershme të të gjitha gurthyesve gjatë protestës së sotme, duke bllokuar për dy orë rrugën Strugë-Dibër. Në muajt e fundit, disa prej guroreve kanë filluar sërish punën, ndonëse para zgjedhjeve të 2020-ës, qeveria ka marrë vendim për zgjidhjen e njëanshme të kontratave me koncesionarët. Aktualisht funksionojnë dy gurore. Qytetarët kërkojnë që Qeveria të ndërprejë menjëherë punën e tyre, e nëse jo –paralajmërojnë radikalizim.

    “…Shumë lehtë mund të çojë në bojkot të zgjedhjeve. Unë do të jem ai që do ta udhëheq atë fushatë për bojkotimin e zgjedhjeve, ndaj le të urdhërojnë në zgjedhjet parlamentare dhe veçanërisht në ato lokale”, tha Alim Saloski – kryetar i Natura Lab Labënishta.

    “Me gjithë provat tona ende për të mbrojtur dy kompani, dy individë të pasurohen nga shëndeti i këtyre qytetarëve, ju sigurojmë se do të kemi masa më radikale dhe nuk do të ndalemi me kaq…”, tha Alia Qazimi-jurist

    “Më mirë të mos jeni në Labënishtë se do të filloni të nuhasësh dhe të pish diçka që është e papastër. Nuk i duam ata që i bëjnë keq Labënishtës dhe për këtë kemi ardhur këtu”, u shpreh Nagim Mustafoski – banues.

    Ekspertiza që ata porositën nga fshati rezultoi se shumë toka bujqësore janë bërë jopjellore, ndotja e ajrit është alarmante dhe gurorja më e afërt është vetëm 90 metra larg fshatit.

    “…Kërkojmë nga autoritetet që të mbrojnë të drejtat tona, t’u përgjigjen kërkesave tona dhe ta çlirojnë Labënishtën nga shkatërruesit e mjedisit, tha Jasmin Qazimoski – Bashkësia lokale Labënishtë.

    Banorët kërcënuan se nëse nuk zgjidhet problemi deri në fillim të gjysmës së dytë të vitit, nuk do t’i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe janë rreth 1000 të tillë. Ndryshe, në rajon është rritur numri i sëmundjeve malinje dhe respiratore. Banorët dyshojnë se shkak për këtë është pluhuri që thithin prej vitesh nga guroret. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Koncerti i islamofobisë

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Naser Ziberi nuk flet si Avokat i Popullit, por si anëtar i BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë