Lloga: dënojmë çfarëdo lloj akti qyqar ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravari

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj rastit të sotshëm ku në shtëpinë e Taravarit u gjet një plumb, duke thënë se fajtorët të dalin para drejtësisë.

    ”Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë” – shkruan Krenar Lloga.

    Ndryshe mëngjesin e sotshëm në shtëpinë e Taravarit u gjet një plumb, në vendngjarje ishin edhe policia për të zbardhur rastin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Plumbi në shtëpinë e Taravarit / Kovaçevski: të intervenojë policia

    Lajmi i rradhës

    Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë